Klubi i Hendbollit "Prishtina" këtë të diel është eliminuar nga Kupa Evropiane.
Këtë e bën të ditur nga Federata e Hendbollit të Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke shtuar se "Prishtina" e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të tretë të Kupës Evropiane.
"Të dielën në Athinë, Prishtina humbi me rezultat të lartë, 41:8".
"Albi Gjuka shënoi tri gola për Prishtinën, Agon Bajqinovci dy, ndërsa nga një e shënuan Lulzim Shabani, Arben Dugolli e Rifat Visoka".
"Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Prishtina e humbi me 37:19", thuhet në njoftimin e Federatës .
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.