Fansat indonezianë të këngëtares Irma Bule, janë shokuar pasi gjatë performancës së saj në skenë, ajo u thumbua nga një gjarpër për ta lënë të vdekur madje pas 45 minutash, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 29 vjeçare këndoi muzikë popullore dhe tradicionale për Indonezinë e cila zakonisht njihet si Dangdut.
Megjithatë mënyra e Bule, për të bërë këtë gjë ishte të përfshinte krijesat të cilat shumë njerëz kanë frikë.
29 vjeçarja njihej për shfaqjet e saj e shoqëruar nga pitonët e retikuluar, boallat dhe lloje të tjera të gjarpërinjve.
Por, fatkeqësisht kjo mënyrë e paraqitjes së talentit të saj, përfundoi e thumbuar nga një kobër.
Mësohet se pas thumbimit këngëtarja indoneziane nuk pranoi trajtimin mjekësor, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë detaje ja pamjet e publikuara më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=RGf40L2O0Mg
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.