Rrugën Prishtinë-Sllatinë detyrohet që, bashkë me të birin 6-vjeçar, ta bëjë dy herë brenda ditës.
Blinerë Koci, e cila punon si agjente e shitjes në Telekomin e Kosovës, u transferua nga pika te ‘Qafa’ në pikën në Aeroportin e Prishtinës, edhe pse një gjë të tillë ajo e kundërshtoi për tre muaj me radhë.
Kundërshtimi i saj kishte një arsye.
Blinera është nënë vetushqyese. Dhe ndryshimet e bëra në vendin e saj të punës, i cili menaxhohet nga shteti, nuk e patën parasysh këtë fakt. Ajo u transferua në një punë kilometra larg shtëpisë.
Kjo e detyron atë që djalin e saj 6-vjeçar ta marrë çdo ditë me vete në punë, e cila nis në orën 08:00 të mëngjesit.
Në kohën e drekës, Blinera nuk ka pauzë, pasi për të është koha e kthimit në qytet, në mënyrë që i biri të vijojë mësimet, ai tashmë është në klasën e parë.
Zgjedhje për kopshtin thotë se nuk pati mundësi të bënte, pasi rroga që merr nga Telekomi thotë se nuk i mjafton. Për me tepër, shpenzimet e saj u rritën këto ditë.
Kjo pasi, siç thekson Blinera, transferimi edhe pse i përkohshëm është kosto financiare kur kihet parasysh fakti se ajo udhëton dy herë në ditë në relacionin Prishtinë – Aeroport dhe anasjelltas.
Megjithëse hallet për të duken se nuk kanë të ndalura.
Problemi tjetër është së gjatë dhjetorit ajo nuk do të punojë 40 orë në javë, por 56 orë apo 31 ditë të plota, pa asnjë ditë pushimi.
Legjislacioni në Kosovë është i prerë në kufizimin e orarit të punës, sipas të cilit, në rrethana normale, një i punësuar lejohet të punojë 40 orë në javë, që për një muaj i bie të jenë gjithsej 160 orë.
Në nenin 23 të Ligjit të Punës lejohet rritja e orarit në rrethana jo të zakonshme, por jo më tepër se 8 orë brenda javës, në një total prej 192 orësh në muaj.
Ky ligj bie në kundërshtim me atë që thekson Blinerë Koci për Kiks Kosovën, pasi sipas saj, ajo detyrohet të punojë 31 ditë të muajit, deri sa numri i orëve të punës do t’i arrijë në 248, që do të thotë 50 orë punë më shumë sesa që lejohen me ligj edhe atë në rrethana jo të zakonshme.
E përveç kësaj, Blinera tha se Telekomi nuk po ua ofron mundësinë e zgjedhjes, nëse punëtori ka nevojë për kompensim në të holla apo ditë pushimi. /Klankosova.tv
https://youtu.be/esqyOzWOSdE
●●●
KKSHKRIMI NGA
Kiks Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.