Shpëtuesit e kafshëve në Wisconsin të ShBA-së i shkuan në ndihmë një kojote që përfundoi me kokën e ngujuar brenda një statuje të zbrazët.
Qendra Wildlife In Need në Oconomowoc tha në mediat sociale se kojota u pa duke tërhequr zvarrë statujën e madhe nëpër dëborë dhe u kap me ndihmën e Shoqërisë Humane Animal Welfare Society, HAWS.
Kojota femër u qetësua dhe koka e saj u hoq nga statuja, për të cilën qendra tha se "për ironi doli të ishte një nga Shën Françesku, shenjtës mbrojtës i kafshëve".
Kojota, e quajtur Frannie, u trajtua për lëndime të indeve të buta dhe u kthye me sukses në natyrë, tha qendra.
●●●
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.