Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontratat me 24 bursistët e rinj “Shpresa Olimpike 2021”.
Të ardhurat mujore për ta janë ndarë në tre kategori. Grupi parë do t'i përfitojë nga 150 euro në muaj, i dytë nga 125 euro dhe grupi i tretë nga 100 euro, njofton Klan Kosova.
Qëllimi i ndarjes së këtyre mjeteve është përgatitja sa më e mirë e të rinjve para pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare.
KOK, po ashtu nënshkroi kontratë të re me Elhami Berishën dhe Arti Krasniqin që janë bursistë olimpik.
https://www.youtube.com/watch?v=rN1luTWXJW8
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.