06.05.2021 · përditësuar para 1871 dite1 min lexim
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë (e mërkurë), ka përzgjedhur kombëtaren, e cila do të mbështetet me grantin ekipor (Team Support Grant) nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Granti do të ndahet për kombëtaren e hendbollit, konkurrenca e meshkujve, ndërsa vlera e përfitimit në total për katër vitet e ardhshme është 60 – 80 mijë dollarë.
"Hendbollistët tanë ishin pranë kualifikimit historik në Kampionatin Evropian 2022, duke përfunduar në vendin e tretë në grup. Kosova la pas Rumaninë, të cilën e kishte mundur në Bukuresht dhe barazuan në Prishtinë. Këtë grant hendbolli e kishte fituar edhe në ciklin e kaluar olimpik, por me kombëtaren e femrave", thuhet në njoftimin e KOK-ut, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sporte të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.