Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimipk të Kosovës ka miratuar të premten listën e bursave olimpike për trajnerë, të cilët do të përfitojnë mbështetje mujore gjatë vitit 2023.
Kjo është në fakt hera e parë që KOK-u ka vendosur të mbështesë direkt edhe trajnerët, të cilët janë personat kryesorë në arritjen e rezultateve kulmore të sportistëve njofton klankosova.tv.
Përzgjedhja është bazuar në medaljet e deritashme të fituara në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Kampionatet Evropiane, Lojërat Evropiane, EYOF dhe Lojërat Mesdhetare.
Të gjithë trajnerët janë duke ndjekur normën olimpike Paris 2024 me garuesit e tyre.
Lista përbëhet nga gjashtë trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku (xhudo), Marjolla Sallauka e Besim Brahimi (boks) dhe Shaban Ramadani (atletikë).
Mbështetja totale për një vit për të gjithë trajnerët është 28 mijë euro.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.