Kiana Kryeziu, Alba Pupovci dhe Drin Kokaj janë skitarët që do të marrin pjesë në Festivalin Olimpik Dimëror për të rinj “Vuokatti 2022”.
Këtë e bëri të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, në një konferencë për media, të premten.
Skitarja Kryeziu shprehet e nderuar që është zgjedhur sërish përfaqësuese e Kosovës, derisa u bën thirrje vajzave që të ndjekin ëndrrat e tyre.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, u shpreh i kënaqur me të arriturat e deritanishme të ekipit të skitarëve.
Rezultate të mira nga ekipi kosovar pret edhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, kurse trajnuesi i skitarëve, Agim Pupovci, pret prezantim të mirë në Finlandë.
Festivali Olimpik Dimëror do të fillojë më 20 mars dhe do të përfundojë më 25 të po këtij muaji, derisa ekipi olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të tretë në këto gara.
https://www.youtube.com/watch?v=1GgECz0SFj4&t=4s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.