Komiteti Olimpik i Kosovës i ka ndarë çmimet për sportistët më të mirë për vitin 2021.
E këtë çmim e "rrëmbyen" dy xhudistë.
Në konkurrencën e femrave, më e mira u shpall Distria Krasniqi, kurse te meshkujt Akil Gjakova.
Fituesja e medaljes së artë në Olimpiadën "Tokyo 2020" ishte shpallur më e mira edhe vitin e kaluar.
Këtë çmim ajo e mori bashkë me basketbollistin Dardan Berisha.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.