Me 30 minuta vonesë nisi vazhdimi i seancës aty ku kishte mbetur javën e shkuar.
Por para fillimit të diskutimeve për grevën, deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të 24 vjetorit të rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
Opozitarët fajin për mos arritjen e kompromisit me sindikatat, ia lanë ekzekutivit.
Për kryeministrin këta nuk e kanë hallin e mos fillimit të mësimit, por iu djeg te rezultati i 14 shkurtit.
Për BSPK-në e SBASHK-un Kurti tha se nuk pranuan thirrjet e qeverisë për të prezantuar pakon e inflacionit e daljen në diskutime publike të ligjit të pagave.
Për sindikatat me theks atë të Arsimit, ministrja e dikasterit tha se iu kanë plotësuar 90% të kërkesave, pos 100 euroshit të famshëm.
Gjatë diskutimeve pati edhe polemika mes ligjvënësve të pozitës me opozitën.
Pas 4 orë diskutimesh seanca u mbyll bashkë me këtë pikë, për të vazhduar me pikat tjera të premten në ora 10.
https://www.youtube.com/watch?v=8FDCAQ9jV_k
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.