Ka shumë lajme, që tregojnë për vetura të reja, koleksione modelesh të rralla dhe blerje të veturave pjesëve specifike, që i rrisin forcën apo përmirësojnë dukjen një veture.
Kur dikush nuk ka mundësi, të shpenzojë shuma të mëdha për këto, kënaqet duke shpenzuar a sa ka në automobilizëm.
Pikërisht këtë e ka bërë një koleksionues në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, duke mbledhur në pronën e tij, më se 150 makina të vjetra, që kanë gjendje të ndryshme.
Disa mund të voziten teksa të tjera janë dëmtuar në kohë, në këtë grumbullim që dukej i padëmshëm. Së paku nëse bazohemi, në pamje e Google Earth.
Njëjtë nuk i dukej edhe policisë, që e dënuan me 2 mijë euro për posedim dhe mbajtje të palejuar, si dhe me nga 200 dollarë, për çdo ditë që nuk e paguan gjobën.
Meqenëse nuk pagoi asgjë, policia ka nisur t’ia konfiskojë koleksionin. Aksioni i nisur me tetë mars, është duke vazhduar ende dhe nuk do të ndalojë edhe për disa ditë.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.