Viti ndryshoi, por jo edhe mënyra e shënimit të 8 marsit.
As këtë herë gratë e Kosovës nuk festuan, por zgjodhën protestën për të treguar se të drejtat e tyre po shkelen, e mbi të gjitha ajo e jetesës, raporton Klan Kosova.
Me anë të marshit nga kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” u bë thirrje që organet e rendit mos të neglizhojnë rastet e dhunës ndaj gruas.
Marshi protestues i cili nisi nga Pallati i Drejtësisë ka vazhduar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës e tek ai i policisë, ku drejt këtij objekti u hodhën boca me tym të kuq në shenjë pakënaqësie. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/zs6RMur4Mcw
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.