Lajmet e fundit

Por, kjo nuk është e tëra. Grabar Kitaroviq u bë e dashur, edhe për shkak të disa veprimeve tjera. Ajo mori pushim pa pagesë, nga detyra e presidentes së Kroacisë, për të ndjekur ndeshjet e kombëtares së saj në Rusi. Më tepër se kaq, Kolinda udhëtoi me bileta të klasit ekonomik, e jo biznes, për në Moskë, duke i paguar vetë ato.
Mbi të gjitha, entuziazmi për të kulmoi, teksa publikoheshin fotografi të saj nxitëse. Aso pati më bollëk, sidomos pas finales së të dielës. Në njërën nga to, ajo duket sikur po bën më tepër sesa që duhet, teksa e ngushëllon trajnerin e Kroacisë, Zlatko Daliq, pas humbjes nga Franca, 2 me 4.
Shiu që po binte të dielën në Moskë, sikur i shtonte romantizmin këtij momenti. Portali sportiv kroat, index.hr, pas këtyre skenave, doli me një titull habitës "A mos piu pak Kolinda, dje?".
Në po kësi atmosfere, ajo shihet edhe teksa mbështet ballin e saj në mbifaqen e francezit Macron. Këtë nuk ka ngurruar ta pëqafë edhe në disa raste tjera, të dielën, si në tribuna, ashtu edhe në ceremoninë e shpalljes së fituesit, gjatë së cilës nuk kurseu aspak veten. I shtrëngoi fort kroatë e francezë. Madje, e puthi edhe trofeun e Kupës së Botës, gjë që nuk e bënë edhe aq shumë homologë të saj, te dielën ose ditëve kur kombëtaret e tyre e kishin fituar atë, vite e vite më parë.
https://www.instagram.com/p/BlQsEiRFS9Z/?taken-by=jelicicjosko
Duke e parë çfarë po bënte presidentja, një ish-futbollist kroat, Joshko Jeliciq, i cili po analizonte ndeshjen në një televizion, iu afrua ekranit të madh të studios, dhe e puthi atë, fix në pjesën ku vinte fytyra e kryetares. Kur këto foto e postoi në rrjete sociale, shkroi: "Edhe mua, edhe mua".
Një kolumniste tjetër kroate, e quajti sjelljen e Kolindës, të ditës së diel, si sjellje të një tinejxhereje të lazdruar.
Për korrektësi, Kolinda është kujdesur të ofrojë kësi momente edhe kur ka qenë duke shikuar ndeshjen me burrin e saj, Jakov Kitaroviq./klankosova.tv/
