Disa mërgimtarë për Klankosova.tv kanë thënë se janë duke pritur më shumë se tri orë për të kaluar në pikën kufitare të Merdares.
Njëri prej tyre tha se është duke pritur aty nga ora 07:30 e mëngjesit. I njëjti e ka dërguar edhe një video nga aty, ku shihen kolona të gjata të automjeteve.
https://youtube.com/shorts/rDMXkpioVWw?si=o0ymG3AkRuXX921q
Ndërsa, në faqen e Qendrës për Menaxhimin Kufitar thuhet se pritjet në Merdarë janë deri në 90 minuta.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.