Të enjtën në selinë e UEFA-së është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian për femra, në grupmoshat U17 dhe U19.
Në kualifikimet e grupmoshës U17 Kosova bën pjesë në Grupin 1 të Ligës B, së bashku me Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrese do të jenë 49 ekipe, që është shifër rekorde për UEFA-n për këtë grupmoshë dhe cikli kualifikues organizohet në format të ri, me dy liga (A dhe B) të ndara në grupe, që do të garojnë në dy raunde kualifikuese për një vend në turneun final që do të mbahet në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërkohë, në kualifikimet e Evropianit për grupmoshën U19, Kosova bën pjesë në Grupin 5 të Ligës B, së bashku me Kroacinë, Letoninë dhe Lihtenshtajnin. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci në muajin tetor.
Këto kualifikime zhvillohen në format të ri. Raundi i parë do të vendosë se cilat skuadra promovohen dhe zbresin në ligat A dhe B përpara raundit të dytë që do të zhvillohet në pranverën e vitit 2022.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.