Kombëtarja e Kosovës në karate, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.
Djemtë tanë mposhtën Malin e Zi, humbën nga Turqia, ndërsa në luftën për medalje mundën Bullgarinë, transmeton Klankosova.tv.
Kosova fitoi edhe tri medalje tjera në individuale. Elhami Shabani fitoi të argjendtën, ndërsa Herolind Nishevci e Fortesa Orana të bronztën.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.