Kombëtarja e Kosovës në karate është shpallur e dyta në Evropë, në kuadër të Lojërave Evropiane për Universitete, që janë mbajtur në Lodz të Polonisë.
Ekipi i heroinave tona në garat ekipore në karate gjatë Lojërave Evropiane për universitete me luftat e tyre arritën në piedestal të medaljeve duke mos arritur ta kalojnë sfidën me Ukrainën në finale.
Derisa gjatë ditës së djeshme Betim Maliqi, është stolisur me medaljen e argjentë, në kategorinë deri në -75 kilogramë, transmeton Klankosova.tv.
Federata e karatesë së Kosovës mori pjesë me dhjetë garues që njëherazi janë edhe studentë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.