Kombëtarja e Kosovës në Ragbi është tashmë gati për ndeshjen e kthimit kundër kombëtares së Austrisë.
Takimi në mes të këtyre dy kombëtareve do të zhvillohet të shtunën nga ora 14:00 në Vjenë përcjell klankosova.tv.
Ndryshe kjo është sfida e dytë e Dardanëve në sportin e Ragbit.
Kjo për faktin se ata u ballafaquan me të njëjtin kundërshtarë edhe me 1 prill në Hajvali.
Në këtë takim ragbisti Medi Krasniqi bëri histori duke shënuar pikët e para të kombëtares së Kosovës në ndeshje ndërkombëtare.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.