Kombëtarja e Kosovës në volejboll tek vajzat ka arritur në Istog, ku do të zhvillojë fazën e përgatitjeve në prag të kualifikimeve për europianin “EuroVolley 2021".
Gjithçka ka shkuar sipas planit të përpiluar nga përzgjedhësi Lorik Ilazi dhe stafi i tij, ditëve në vazhdim pritet të intensifikohen përgatitjet, njofton Klan Kosova.
Në planprogramin e ditës së parë ishte stërvitja e orës 18:30, kurse ditëve në vijim do të zhvillohen nga dy stërvitje çdo ditë.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.