Në ditën e tretë të garës “Rafting 2021”, që po mbahet në Francë disa pjesëtarë të skuadrës së Serbisë kanë rënë në ujë, përderisa ishin duke garuar me varkën e tyre.
Në këtë kampionat po merr pjesë edhe Kombëtarja shqiptare, përkrah 30 shteteve tjera, si Franca, Italia , Rusia, Turqia, Çekia, Irani, India, Ukraina, Armenia, të cilat përfaqësohen nga 60 skuadra.
Skuadra më e veçantë është ajo e Indisë, e cila përbëhet nga sportistë ushtarakë të forcave speciale.
Shqipëria përbëhet nga 2 skuadra, të cilët do të do të garojë për herë të tretë në Kampionatin Botëror të Rafting, pas pjesëmarrjes më 2012 në Republikën Çeke, dhe më 2018 në Itali.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.