Përfaqësuesuet kuqezi të volejbeollit për meshkuj dhe femra vijojnë me intensitet përgatitjet për Ligën Europiane, ku shënojnë përfaqësimin për të dytin vit radhazi pas një mungesa disavjecare. Me përurimin e ambienteve të reja të Parkut Olimpik, djemtë dhe vajzat e volejbollit po stërviten në kushte optimale në sallën e sportit Feti Borova, me ambicien për t’u kualifikuar në raundin tjetër.
Me gjithë optimizimin që vjen nga puna dhe dëshira për t’i rritur cilësisht kombëtaret e volejbollit, problemet sidomos te femrat nuk mungojnë.
Që në ditën e parë të stërvitjes u dëmtua Sindi Marina, e cila u detyrua të largohej nga grumbullimi dhe sikur të mos mjaftonte kjo mungesë edhe pasuesja e tjetër, Amelia Qershia ka shfqaqur probleme fizike. Volejbollistja shkodrane ka dëmtuar gjurin, duke shqetësuar jo pak stafin teknik.
Gjithsesi, sulmuesja kryesore e kombëtares së femrave Erblira Bici, e pret me optimizëm këtë turne, duke kujtuar se Shqipëria një vit më parë arriti dy fitore me Bjellorusinë dhe Poloninë, ndaj synimet janë për të kaluar grupin, shkruan Supersport.al.
22-vjecarja theksoi se përmirësimi i kushteve rrit mundësinë e afirmimit të Shqipërisë, pasi në vendin tonë mund të organizohen me shumë turne ndërkombëtare.
Kombëtarja e femrave do të ketë si kundërshtarë në Ligën e Europës Finlandën, Austrinë dhe Bjellorusinë, ndërsa meshkujt do të luajnë ndaj Suedisë, Maqedonisë dhe Azerbajxhanit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.