Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi vetura e tyre është goditur nga një kombi pa targa e cila dyshohej për kontrabandë.
Gjatë ndjekjes në Kaçanik, i dyshuari pasi ka goditur automjetin, e ka braktisur të veten dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Tutje, policia bën të ditur se automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Rasti po hetohet nga ekipet relevante.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.