Bashkimi Evropian po vazhdon mbështetjen e tij financiare për Ukrainën, me Komisionin Evropian që konfirmoi sot shpërndarjen e një pakete të re ndihme me vlerë 2.3 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë). Fondet kanë për qëllim forcimin e financave shtetërore dhe administratës publike në vendin që përballet me pasojat e luftës, shkruan DW, transmeton Klankosova.tv Kjo pagesë është vetëm një pjesë e ndihmës gjithëpërfshirëse që BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë ofruar që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022. Deri më tani, qindra miliarda euro janë premtuar për pajisje ushtarake, stabilitet financiar dhe kujdesin për refugjatët ukrainas.Mbështetje përmes Instrumentit për UkrainënMekanizmi kryesor i financimit është Programi i Ndihmës për Ukrainën, me një buxhet total prej 50 miliardë eurosh. Siç është deklaruar nga Komisioni, qëllimi i këtij instrumenti është mbështetja afatgjatë për rimëkëmbjen e vendit, zbatimin e reformave kyçe dhe lehtësimin e rrugës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.Përveç kësaj, BE-ja po ofron fonde të konsiderueshme përmes një iniciative huadhënieje të njohur si Përshpejtimi i Jashtëzakonshëm i të Ardhurave (ERA). Kjo është një iniciativë e G7 që planifikon të disbursojë rreth 18.1 miliardë euro për Ukrainën. Veçori e këtij modeli është se fondet gjenerohen nga interesi mbi asetet e ngrira të Federatës Ruse që ndodhen në BE. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.