Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, me shumicë votash miratoi marrëveshjen ndërkombëtare për reformë për skemat sociale, dhe tri marrëveshje të tjera ndërkombëtare.
Ndonëse u miratuan, mbledhja e së mërkurës kaloi me kritika të shumta nga opozita, njofton Klan Kosova.
Më i zëshmi ishte ish-shefi i kuletës së shtetit, Avdullah Hoti, që tha se marrja e kredisë është e panevojshme meqë siç tha qeveria ka bilanc bankar që shkon deri në 800 milionë euro.
I të njëjtit mendim ishte edhe Ferat Shala i PDK-së, që pushtetit ia përmendi paratë që tepruan si mungesë e investimeve kapitale.
Megjithëkëtë, ministri Hekuran Murati tha se kredia nuk është për skema sociale, ngase sipas tij shpenzimet kanë ndodhur nga qeveria e kaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=ExukhDMdoJE
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.