Nga frika se mund të ketë pasoja të mëdha, Komiteti Olimpik i Indisë sot ka kërkuar nga Ministria e sportit që të bëjë një zgjidhje për biksieren nga Kosova, Donjeta Sadiku, në mënyrë që të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që mbahet në Delhi.
Në një letër me peshë drejtuar Ministrisë së Sportit, presidenti i KOI, Narinder Batra, ka thënë se mospjesëmarrja e nesërme e Sadikut në këtë ngjarje mund t’i kushtojë Indisë me ndalim nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të mund të organizojë ngjarje të rëndësishëm sportive, shkruan Moneycontrol, përcjell Klan Kosova.
“Është kërkuar që menjëherë të merren veprimet e duhura sot nga autoritetet indiane për të siguruar që atletët dhe delegacioni nga Kosova të mund të jenë pjesë e Kampionatit Botëror për Femra dhe që të trajtohen në kushte të njëjta sikurse pjesëmarrësit tjerë pa asnjë diskriminim dhe në akordancë me vlerat dhe principet me të cilat qeverisë Lëvizja Olimpike në mbarë botën”, ka thënë Batra në letër.
“Dështimi në këtë situatë do të raportohet në të gjitha organizata ndërkombëtare të sportit si shqetësim për të vepruar dhe që mund të vihet në pikëpyetje organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive në të ardhmen nga India derisa çështja të zgjidhet”, ka shtuar ai.
Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që është edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hockey, ka thënë se mosgarantimi i vizës për sportisten e vetme nga Kosova mund të çojë që KON të kërkojë nga federatat që të mos organizojnë ngjarje në Indi.
Së fundmi KON ka dërguar letër drejt të gjitha federatave ndërkombëtare që të mos vendin që në Spanjë të zhvillohen ngjarje pasi që atletët nga Kosova nuk janë lejuar që të marrin pjesë nën flamurin e tyre shtetëror në Kampionatin Botëror të Karatesë.
Në letrën e tij Batra në anën tjetër ka thënë se ka shumë shembuj në të kaluarën ku organizatorë lokalë/vende mikpritëse të ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare kanë lejuar pjesëmarrjen e atletëve nga vende/territore që nuk kanë qenë të njohura në nivel politik.
“Organizatat Ndërkombëtare të Sporteve nuk mund të pranojnë një situatë ku vendi mikpritës njëanshëm përjashton pjesëmarrjen e atletëve të caktuar nga vende/territore politike. Përndryshe kjo do të trajtohet në bazë të principeve fondamentale të Lëvizjes Olimpike”, ka shkruar ai në letër.
Një zyrtar tjetër nga KOI ka thënë se Kosova ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio 2016 pavarësisht faktit që Brazili nuk e njeh pavarësinë e saj.
Boksierët kosovarë nuk janë lejuar që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të të Rinjve të mbajtur në Guwahati një vit më parë për probleme të njëjta./Klan Kosova/
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.