Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka konfirmuar lajmin për Klan Kosovën, se shteti ynë nuk do të jetë pjesë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
Ai ka thënë se asambleja e këtij komiteti ka marrë një vendim me vota kundër Kosovës.
Këtë vendim Hasani e quan më shumë politik sesa sportiv dhe se ka shtuar se i është bërë një padrejtësi e madhe e sportit të Kosovës.
Sipas tij ky gabim që ka ndodhur shpreson që të korrigjohet deri në mbajtjen e Lojërave Olimpike Mesdhetare, në vitin 2017.
Për këtë çështje gjatë ditës ka shkruar edhe zëvendësdrejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev i cili kishte deklaruar se ndikim të madh ka luajtur Komiteti Olimpik i Serbisë që të votohet kundër Kosovës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.