Lajmet e fundit

[/caption]
Po ashtu, u diskutua edhe mundësia e pajisjes së sportistëve elitarë me pasaporta diplomatike dhe mundësia e punësimit të sportistëve elitarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Kryediplomati i Kosovës shprehu gatishmërinë që në ditët në vijim në kuadër të Ministrisë të formojnë një Departament për Diplomacinë Sportive, ku do të mund të punësoheshin edhe sportistë elitarë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjellë Klan Kosova.
Gjithashtu, ministri Pacolli u pajtua për pajisjen me pasaporta diplomatike, për çka mbeti që fillimisht të caktohen kriteret, në mënyrë që më pas të pajisen një numër i caktuar i sportistëve me pasaporta të tilla.
Palët biseduan edhe për çështje tjera me interes për sportin dhe sportistët tanë.
Kreu i KOK-ut Besim Hasani dhe Sekretari Shasivar Haxhijaj, falënderuan të parin e MPJ-së për punën që po bën.