Boksierët nga Kosova janë refuzuar tri herë në Serbi, për të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit amator që është duke u organizuar në Beograd.
Refuzimi i Serbisë për të mos lejuar boksierët nga Kosova të marrin në kampionatin botëror të meshkujve ishte për shkak të mungesës së duhur të federatës ndërkombëtare të AIBA-s në dhënien e organizimit të turneut për Beogradin, tha të dielën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Delegacioni i Kosovës tha se dy herë iu refuzua hyrja në Serbi në kufi të shtunën, fillimisht për shkak të simboleve kombëtare, dhe përsëri për herë të dytë, edhe pse i kishin larguar pastaj.
“Duket se AIBA nuk ka zbatuar kujdesin e nevojshëm para se t’i jep leje Beogradit që të organizojë kampionatin, pavarësisht nga fakti se IOC ka këshilluar vazhdimisht federatat ndërkombëtare për domosdoshmërinë e një kujdesi të tillë”, tha një zëdhënës i IOC.
AIBA tha se të gjithë atletët duhet të kenë një shans të drejtë për marr pjesë.
“AIBA synon të sigurojë një shtëpi mikpritëse për çdo boksier dhe bota e boksit nuk ka kufij”.
"Sporti synon të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politika kombëtare”.
"AIBA është në kontakt me organizatorin e ngjarjes për Kampionatin Botëror AIBA, Federatën Serbe të Boksit, në një përpjekje për të korrigjuar situatën".
IOC pezulloi AIBA-n në 2019 , duke e hequr atë nga çdo përfshirje në kualifikueset olimpike dhe turneun e Lojërave Tokio 2020 mbi një varg çështjesh të qeverisjes, financës dhe etikës. Ajo ka kërkuar që reformat e menjëhershme dhe të gjera të bëjnë një rishikim të tyre për të vlerësuar statusin e federatës së pezulluar.
"Prandaj ky incident, i cili është i dëmshëm për sportistët e Kosovës, shton shqetësimet e rënda që IOC ka në lidhje me qeverisjen e kësaj Federate Ndërkombëtare të suspenduar," tha zëdhënësi, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e njohu zyrtarisht Kosovën në vitin 2014 edhe pse ajo nuk është ende anëtare e Kombeve të Bashkuara.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.