Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës e ka marr edhe një vendim të rëndësishëm për sportistët.
Ata kanë vendosur që deri në Lojërat Olimpike Paris 2024, të rrisin vlerën e bursave olimpike për 22 bursistët përcjell klankosova.tv.
Rritja është bërë në bazë të rezultateve të arritura nga sportistët gjatë vitit 2022.
Rritja më e madhe, prej 300 eurosh, është bërë për kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, nën kampionen e Evropës 2022, xhudisten Laura Fazliu dhe medalistët e bronztë në Lojërat Mesdhetare, xhudisten Flaka Loxha e boksierin, Shpetim Bajoku.
Në total, Krasniqi e Gjakova do të përfitojnë nga 1300 dollarë në muaj.
Me nga 250 euro më shumë, do të marrin edhe boksierja Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës dhe xhudistja, Loriana Kuka, medaliste e artë në LM Oran 2022.
Vlera totale mujore e rritjes është 2880 euro.
Qëllimi i dhënies së bursave olimpike është përgatitja dhe ndjekja e normës olimpike për Paris 2024.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.