Fizioterapeutët në sektorin privat po e kryejnë punën e specialistëve-fiziatër, duke i referuar pacientët për ekzaminime radiologjike, si Rëntgen, MRI dhe rekomanduar terapi.
Televizioni i ka siguruar disa nga këto raporte, anise referimet e tilla dhe diganostika nuk janë kompetencë profesionale e fizioteraputëve, titull ky që e fitojnë me përfundimin e studimeve të nivelit bachelor.
Këtë të drejtë e kanë vetëm fiziatrat për shkak të shkollimit të tyre, ngase siç tregon specialistja e kësaj lëmie Sanije Geci, fillimisht përfundohet Fakulteti i Mjekësisë dhe më pas specializimi si në të gjitha profilet tjera deri në arritjen e titullit "Specialist".
Geci thekson se vetëm specialistët e kësaj lëmie mund të kërkojnë për pacientët metodat diagnostikuese, si Rezonancë Magnetike, analiza laboratorike dhe të përshkruajnë terapi medikamentesh dhe program rehabilitues.
E pas gjitha këtyre, radha i vjen fizioterapeutit që aplikon programin të cilin e shkruan fiziatri.
Televizioni këtë çështje e ka adresuar edhe tek Inspektorati Shëndetësor, ku nga këta të fundit u bë me dije se së fundmi kanë pranuar të tilla raporte dhe që presin t'i nisin inspektimet në ordinancat se ku dyshohet për keqpërdorime të tilla profesionale.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=8DN6mMEF3_k
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.