Windows 10 është dizajnuar për të operuar në pajisje të llojeve të ndryshme nga kompjuterët dhe tabletët, tek pajisjet hibride, telefonat ekranet gjigandë për konferenca të Microsoft-it, Surface Hub, dhe konsola e saj Xbox One. Shumë kompani po përdorin këtë sistem operativ tek pajisjet e tyre të reja. Një ndër to është edhe kompania franceze Archos.
Archos e quan PC e saj Windows 10 si “kompjuteri më i fundit portativ”. Archos PC Stick është një kompjuter Windows që mund të lidhet me çdo televizor ose monitor që ka një portë HDMI.
Disa nga veçoritë e këtij kompjuteri janë:
- Procesori Intel Atom Z3735F CPU me katër bërthama me shpejtësi 1.33GHz
- Karta grafike me dy bërthama Intel HD (gjenerata e shtatë).
- 2GB RAM
- 32GB hapësirë të brendshme (plus karta microSD)
- Wi-Fi
- Bluetooth 4.0
- Portë microUSB
- Portë USB
- Përmasat: 113 x 37.6 x 14mm; Peshon: 60g
Në SHBA kushton vetëm 99 dollarë (109 euro në Evropë dhe 79 paundë në Britani).
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.