Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë një takimi me përfaqësuesit e Organizatave “Open Data Kosova” dhe “YAHR” ka diskutuar rreth realizimit të platformës digjitale “Kontratat e Hapura” në Komunën e Lipjanit.
Ahmeti theksoi se Komuna që ai udhëheq është e interesuar të avancoj më tutje me transparencë dhe llogaridhënje
Ndërsa, përfaqësuesit e “Open Data Kosova” pasi prezantuan platformën e tyre digjitale “Kontratat e Hapura” morën mbështetje të plotë nga kryetari i Lipjanit, për të filluar menjëherë punën për realizimin e saj.
Platforma “Kontratat e Hapura”, do të mundësojë qasje të lehtë të gjithë qytetarëve për secilën kontratë me të gjitha detajet e kontratave, që nga fillimi i procedurave të prokurimit, dinamiken e secilit projekt deri në realizmin e kontratës dhe do të jetë online dhe e qasshme për të gjithë.
Përveç në Lipjan, kjo platformë që ka për synim transparencën, po implementohet në vazhdimësi edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.