Komuna e Malishevës njofton se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë të gatshme që nga nesër të fillojnë procesin mësimor, për të gjitha klasat e parapara.
E gjitha kjo është konfirmuar në mbledhjen e mbajtur sot nga Task Forca e formuar për këtë qëllim në këtë komunë, njofton Klan Kosova.
Mësimi në fazën e parë fillon për nxënësit e klasave parafillor, klasat e I, II, III, IV, V , VI dhe klasat e X.
Gjithashtu janë njoftuar se të gjitha familjet të cilat kanë raste të prekura me COVID-19, që të qëndrojnë në shtëpi dhe të zhvillojnë mësimin në distancë.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.