Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, ka njoftuar se janë ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet që ndodhën në muajin janar në këtë komunë.
Hamza tha se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.
Ai theksoi se shuma e përgjithshme e kompensimeve për këto familje është gjysmë milioni eurove.
"Pagesat prej 2500 eurove për familje janë ekzekutuar dhe qytetarët e prekur nga vërshimet, ato mjete, do t'i kenë në llogaritë bankare përkatëse të tyre", tha numri një i Mitrovicës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.