Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve si dhe duke respektuar vendimet e institucioneve qendrore për bartjen e maskës, sot, nga ekipet e shtabit emergjent është bërë shpërndarja e 350 maskave dhe dezinfektueseve për banorët në banesat kolektive në fshatin Plemetin.
Sipas një njoftimi, vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka dorëzuar afro 2000 maska dhe dezinfektues, tek të gjitha njësitë shëndetësore nëpër fshatra, Këshillit të Bashkësisë Islame, Stacioni Policor në Obiliq, ku nëpërmjet këtyre institucioneve janë shpërndarë te qytetarët e Obiliqit, po ashtu për pacientët me hemodializë, familjet të rezultuara pozitiv me Covid-19 dhe institucionet tjera.
Shpërndarja e tillë me maska e dezinfektues do vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka kërkuar nga qytetarët e Obiliqit që të vazhdojnë të respektojnë masat.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.