Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që zyrat e gjendjes civile nga 23 korriku e deri më 30 shtator të punojnë edhe të shtunave.
Në ditën e parë të vikendit puna do të nis ënë ora 10:00 dhe do të përfundojë në 14:00, njofton Klan Kosova.
E ajo nuk do të ndalet as në kohën e pauzës gjatë ditëve tjera të javës.
Sipas komunarëve ky vendim u mor pas rritjes së numrit të kërkesave për dokumente personale gjatë muajve të verës, kur edhe vijnë bashkatdhetarët.
E këtë mundësi e vlerësuan kryeqytetasit dhe mërgimtarët që të shtunën dolën për tu pajisur me dokumente.
https://www.youtube.com/watch?v=ynjY436P5QU
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.