Komuna e Prishtinës do të ua subvencionojë bujqve, me pagesë direkte, mbi 80 për qind të shpenzimeve për mbjelljen e grurit nga 50 ari deri në 2 hektarë.
Të martën, në sportelet e Drejtorisë së Bujqësisë aplikuan bujq për të marrë pagesat, që në total deri me datë 19 kanë aplikuar 400 fermerë, ndërsa afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 24 tetor.
Drejtori i këtij dikasteri të komunës, Plator Gërdovci, tha se ka hapur thirrje edhe për pagesa direkte për qumështin, 10 cent litrin dhe do të ua sigurojë ushqimin viçave.
https://www.youtube.com/watch?v=P1b2Fbre8P4
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.