Komuna e Skënderajt sot ka pranuar një veturë donacion i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Këtë donacion e ka pranuar nënkryetari i kësaj komune, Fadil Nura.
Me këtë rast, Nura e ka falenderuar UNMIK-un për këtë donacion i cili do t’i shërbejë Komunës së Skenderajt në realizimin e punëve të përditshme në shërbim të qytetarëve të Skenderajt. Ai poashtu ka thënë se UNMIK-u në faza të ndryshme të zhvillimit institucional të Kosovës ka dhënë kontribut të rëndësishëm
Dorëzimin e veturës, donacion për Komunën e Skenderajt e ka bërë Leonid Markaryan, shef i Zyrës për Mbështetje të Komunitetit, në kuadër të Msionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Bëhet e ditur se kjo veturë, është veturë e përdorur në gjendje të mirë teknike dhe do të jetë në shërbim të kësaj komune në realizimin e punëve të përditshme administrative, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.