Një pusetë e dëmtuar në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Ferizaj ishte kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës, të cilët kishin shprehur frikë dhe pasiguri për lëvizjet e tyre të përditshme.
Shqetësimi i tyre u bë publik përmes një telefonate në emisionin “Fol me Arin” në KlanKosovaFM, ku banorët theksuan rrezikun që paraqiste kjo gjendje për këmbësorët dhe automjetet.
Pas këtij raportimi, emisioni “Fol me Arin” kontaktoi menjëherë Komunën e Ferizajt, përkatësisht Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjente, duke i njoftuar për situatën në terren.
Reagimi i institucioneve ishte i shpejtë. Brenda 24 orëve, ekipet përkatëse dolën në vendngjarje dhe ndërmorën masat e nevojshme për mbulimin e pusetës, duke eliminuar rrezikun për banorët.
Qytetarët e zonës e kanë mirëpritur këtë ndërhyrje, duke shprehur falënderime për institucionet dhe për emisionin “Fol me Arin”, i cili shërbeu si urë lidhëse për zgjidhjen e problemit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.