Një ankesë karshi stafit të tij sot e pati kryekuvendari Dimal Basha.
Pa miratimin e tij ata lëshuan një njoftim me detaje nga takimi që ky e pati sot me shefen e shtetit, Vjosa Osmanin.
Detajet nga takimi më pas i dhanë presidenca.
Në komunikatën dërguar mediave thuhet se Kryetari Basha prezantoi qëndrimin e tij në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Republikës. Që të shtunën e kaluar ky vet e shpalli punë të kryer.
Por, me sy të tillë parlamenti nuk po shihet edhe në institucionin që udhëhiqet nga Osmani.
Vet e para e shtetit e informoi Bashën se lidhur me procesin e konstituimit apo jo të legjislaturës së nëntë, është duke e bërë një analizë ekipi ligjor i Presidencës.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=IR-BKSHT0EQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.