Skuadra e Manchester Cityt me anë të një njoftimi ka konfirmuar se dy futbollistë të tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bëhet e ditur se futbollistët e prekur janë Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte, transmeton Klan Kosova.
“Dy lojtarët aktualisht do të qëndrojnë në një periudhë të vetë-izolimit sipas protokolleve të Ligës Premier dhe Ministrisë së Shëndetësisë për karantinim”, shkruhet në njoftim.
“Të gjithë në klub i urojmë një shërim të shpejtë dyshes së prekur, përpara kthimit të tyre në stërvitje për sezonin e ri”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.