Detaje nuk jep, por në përgjithësi e thotë se Brukseli është gati të heq regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës në zonën Shengen.
Zëvendëskryeministri i Çekisë, Vit Rakushan, shtetit i të cilit mban presidencën e BE-së deri më 31 dhjetor, sqaron shkurt se çka ndodhi të enjten në Grupin Punues për Vizat në kuadër të Këshillit, ku për herë të parë u diskutua liberalizimi.
"Ajo çka unë dijë është se shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë gati për liberalizimin e vizave për Kosovën".
Gjatë konferencës për media pas mbledhjes së ministrave të punëve të brendshme e drejtësisë së Unionit, diplomati çek tregoi veprimet që po bëhen drejt qëllimit.
"Tani po ndodh debati i brendshëm i të gjitha vendeve në nivel kombëtar. Ne duhet ta përfundojmë këtë debat në nivel kombëtar dhe kjo mund të jetë njëra nga çështjet që më pas do debatojmë në Këshillin e Bashkimit Evropian, muajin e ardhshëm. Aty e kemi edhe debatin me Komisionin Evropian".
Gjatë debatit të së enjtes Franca dhe disa vendeve tjera përmenden idenë që heqja e vizave për kosovarët të bëhet kur hyn në fuqi sistemi i informimit ETIAS që pritet të ndodh pas një viti.
Por një gjë e tillë është refuzuar nga shumica e vendeve anëtare kjo pasi që ETIAS, është krijuar më 2016 veçanërisht për vendet që tashmë e kanë liberalizimin.
https://www.youtube.com/watch?v=j3n7EQKvN4g
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.