Policia në Podujevë në tri raste të ndara nëpër shkolla të këtij qyteti ka sekuestuar armë të ftohta dhe substanca narkotike.
Bëhet fjalë për tetë thika, një boks metali, dy qese të substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë si dhe 1 shpreps (formë pistolete).
Forcat e rendit njoftojnë se personi të cilit i është gjetur substanca e dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.
Poashtu policia bën me dije se përpos në këtë qytet plani operativ për Sigurinë nëpër shkolla është duke u implenetuar edhe në të gjitha shkollat e rajonit të Prishtinës, që nga fillimi i muajit shtator, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.