Mbrëmë, në një koncert të këngëtarit të njohur kosovar, Yll Limani, disa persona dyshohet se u përleshën.
Kështu të paktën lë të kuptohet nga një postim i këngëtarit në Instagram, transmeton Klankosova.tv.
Artisti ka reaguar duke thënë se shpreson që të gjithë që ishin të pranishëm në ndejën e tij, të jenë mirë.
“Çka nisi si një mbrëmje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi në mes të performancës. Më vjen shumë keq dhe ishalla jeni krejt mirë”, ka shkruar ai.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.