Kongresi i Perusë mori një vendim të rëndësishëm duke votuar për largimin e Presidentes Dina Boluarte nga posti i saj. Ky vendim erdhi pas një seance të jashtëzakonshme që u zhvillua në orët e vona të natës, pas presionit të madh nga partitë politike në vend që kërkonin shkarkimin e saj.
Presidentja Boluarte është një nga lideret më pak të popullarizuar në historinë e fundit të Perusë, dhe shumë qytetarë dhe politikë janë shprehur kundër qeverisjes së saj.
Arsyet për largimin e saj nga posti lidhen me akuzat për “pamundësi morale”, një term që në politikën peruanë përdoret kur një udhëheqës konsiderohet i paaftë të vazhdojë detyrën e tij në mënyrë etike dhe efektive, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë seancës, ligjvënësit vendosën fillimisht që të hapin një debat për shkarkimin e presidentes. Ajo u ftua që të paraqitej para Kongresit për të mbrojtur pozicionin e saj dhe për të sqaruar akuzat që rëndonin mbi të. Megjithatë, Presidentja Boluarte nuk u paraqit, gjë që i dha më shumë mundësi ligjvënësve të përshpejtonin procesin e shkarkimit.
Në fund të votimit, Kongresi arriti të siguronte numrin e nevojshëm të votave për të marrë vendimin e largimit të presidentes nga detyra. Ky është një moment i rëndësishëm politik për Perunë, pasi pas largimit të Boluarte, vendi do të përballet me sfida të reja në drejtimin e tij politik dhe institucional.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.