Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë.
Gjatë takimit, ai theksoi stabilitetin dhe përparimin e Kosovës si demokraci, me institucione funksionale dhe siguri të lartë.
Konjufca po ashtu kritikoi ndërhyrjet e Beogradit në proceset zgjedhore në Kosovë dhe mbështetjen e Listës Serbe, duke theksuar se Kosova ka mbrojtur integritetin e saj nga ndërhyrjet e jashtme.