Lajmet e fundit

Siç bëhet e ditur në një njoftim të MPJD-së, takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dyja vendeve, me fokus në interesin e përbashkët strategjik kombëtar, transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe të qëndrimeve të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, në funksion të interesave të përbashkëta”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit, ambasadori shqiptar e ka ftuar Konjufcën të marrë pjesë në Samitin e Diasporës,” që organizohet nga Republika e Shqipërisë çdo vit, dhe ka marrë formën e një platforme që forcon lidhjet me diasporën dhe kontribuon në konsolidimin e veprimit të përbashkët në përmbushje të qëllimeve të përbashkëta kombëtare”.