Është hapur edhe një konkurs tjetër për policë në veri, për zëvendësimin e atyre që dhanë dorëheqje e zhveshën uniformat vitin e kaluar.
Një i tillë ishte hapur edhe në janar, në të cilin aplikuan vetëm 140 persona nga komunitetet joshimicë.
Numri i vogël i aplikantëve në të parin, ulë pritshmërinë që ndryshe mund të jetë në konkursin e hapur nga e mërkura.
Ish-drejtori i policisë, Rashit Qalaj, konsideron se pozitat mund të plotësohen vetëm përmes komuniteteve tjera joserbe, si pasojë që këta të fundit nuk guxojnë të aplikojnë për shkak të kërcënimeve.
Konkursin me pak aplikues e sheh jo kualitativ edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.
Zbrazëtirën që lanë të uniformuarit serbë në komunat veriore, policia deri tash e plotësoi me zyrtarë prej stacioneve nga rajonet tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=GVl_PnvWJ3g
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.