Një kopshtar britanik u lodh aq shumë nga ankesat e gruas së tij, sa që një ditë ai e la atë duke u larguar nga shtëpia për t’u fshehur në pyll për 10 vjet.
Kështu bëri 62 vjeçari Malcolm Applegate, i cili u martua me gruan e tij, por që bezdisja e saj sipas tij e kaloi kufirin, transmeton Klan Kosova.
''Sa më shumë që punoja, gruaja ime zemërohej edhe më shumë- ajo nuk e pëlqente kur isha jashtë shtëpisë për periudha të gjata kohore'' ka thënë Applegate.
Ai po ashtu ka thënë se bezdisja e gruas së tij nuk mbaronte me kaq, pasi ka pohuar se ajo filloi të ekzagjeronte kontrollimin ndaj tij madje i kërkoi edhe të shkurtonte orarin e punës, transmeton Klan Kosova.
Çifti ishin njoftuar në Eastbourne ndërsa ceremonia martesore e tyre u krye në Birmingham e zgjati vetëm për tre vjet.
Kopshtari 62 vjeçar pas largimit u fsheh në një pyll pranë Kingston, në jug perëndim të Londrës.
Ai kishte humbur kontaktin edhe me motrën e tij gjatë dhjetë vjetëve e ndërsa ishin përpjekur ta gjejnë të gjithë e supozonin për të vdekur.
Malcolm tani punon në Emmaus duke bërë një sërë punësh të çuditëshme dhe përdor kohën e tij të lirë për të mbledhur para për bamirësitë e të pastrehët në atë zonë.
Ai pranon se jeta e tij tashmë është në rrugën e duhur, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.