Qeveria e Koresë së Jugut tha se do të nxjerrë pulla postare me botim special në qershor që paraqesin idhujt më të famshëm të popit të vendit, BTS.
Korea Post, operatori i shërbimit postar të vendit, do të nxjerrë pullat përkujtimore më 13 qershor për të përkuar me 10-vjetorin e debutimit të grupit.
Një grup pullash, me 10 dizajne që nxjerrin në pah këngët hit të BTS si "Dynamite", "Butter" dhe "Proof", do të kushtojnë rreth 5.90 dollarë me një prodhim të planifikuar prej 1.5 milionë komplete.
Kjo do të jetë hera e parë që një muzikant aktiv ose një grup muzikor nderohet nga Korea Post me një pullë postare.
Që nga debutimi i parë në qershor 2013, BTS është katapultuar për t'u bërë grupi më i njohur i djemve në botë, përcjell Klankosova.tv
Në vitin 2021, BTS ishte grupi i parë korean që performoi në Grammy Awards dhe që fitoi çmimin Artisti i Vitit në American Music Awards në të njëjtin vit.
Qershorin e kaluar, grupi njoftoi se po ndalonte performancën si grup dhe se anëtarët do të ndiqnin projekte solo përpara se të fillonin detyrat e tyre ushtarake.
Në mars, kënga "Like Crazy", nga albumi i parë solo i Jimin debutoi në krye të listave të Billboard Hot 100.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.